MENU
klinika

Tragjike në Pukë

Çifti digjet nga flakët, gjyshi rrëfen tmerrin

08.04.2019 - 08:11

Ora 09:30/ Tragjedia në Pukë/ Çifti digjet nga flakët, gjyshi rrëfen tmerrin

Për një familje në fshatin Breg të Pukës, mëngjesi i sotëm ka qenë fatal dhe ka lënë plagë të përjetshme në shpirtin e tyre.

Rreth orë 02:00 të mëngjesit të sotëm, banesa e tyre u përfshi nga zjarri, si pasojë e të cilit humbi jetën çifti i bashkëshortëve Petrit e Dava Ndoj, 40 dhe 35 vjeç.

Në momentin e zjarrit ata po flinin në katin e dytë, nga ku nuk arritën të dilnin të gjallë.

Ndërkohë 4 fëmijët e çiftit dhe gjyshërit kanë arritur të dalin të gjallë nga shtëpia.

Në një intervistë për News 24, i zoti i shtëpisë Pal Gjoni teksa ka folur për tmerin e kaluar, tha se ka thirrur djalin për të shpëtuar gruan e paralizuar, por kjo thirrje nuk u dëgjua asnjëherë pasi ai së bashku me bashkëshorten ndërruan jetë duke lënë pas katër fëmijë jetimë.

Kam dëgjuar tjegullat që kërcisnin kur me doli gjumi. Jam zgjuar shpejt, kisha hallin e fëmijëve. I kam thirrur djalit qe të nxirrte gruan që kam të paralizuar. Ai nuk mu përgjigj kurrë me. U gëzova kur pashë që fëmijët ishin në oborr. Ajo qe me ndodhi mua, mos i ndodhtë kujt”, tha i moshuari.

Ndërkohë Policia përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se shkak për zjarrin e rënë është bërë një shkëndije elektrike.

Njoftimi:

“Më datë 8.4.2019, rreth orës 3.45 në Pukë, në banesën e shtetasit P. N ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën shtetasit P. N. 46 vjeç dhe bashkëshortja D. N. 35 vjeçe, ndërsa 4 fëmijët e tyre të moshës 15 , 13 , 12 e 11 vjeç ndodhen në Spitalin e Pukës me dëmtime të lehta.

Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike. Grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave si dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit.”

Ora 8:11/ Digjet shtëpia, humbin jetën burrë e grua

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pukë. Një shtëpi është përfshirë nga zjarri, si pasojë e të cilit kanë mbetur të vdekur një çift bashkëshortësh.

Petrit dhe Dava Ndoj 40 dhe 35 vjeç kanë humbur jetën nga zjarri që ka përfshirë banesën e tyre rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Va Shënkoll” të fshatit Breg.

Bashkëshortët po flinin në katin e dytë të banesës kur ka rënë zjarri.

Dëmtime të lehta kanë pësuar dhe katër fëmijët e tyre, të cilët janë hedhur nga dritarja e katit të dytë.

Fëmijët, më i madhi 12 vjeç , kanë ariritur të shpëtojnë nga flakët gjyshen e moshuar, e cila ishte e paralizuar dhe nuk kishte mundësi të ecte.