MENU
klinika

Dikutojnë për vendin e jetesës

Probleme në marrëdhënien mes Kim dhe Kanye?

08.04.2019 - 15:56

Kim Kardashian dhe Kanye West duken si çifti perfekt, por edhe mes tyre shpesh ka keqkuptime. Në serinë e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”, Kim shfaqet e dëshpëruar pasi Kanye deklaroi shtatorin e kaluar publikisht se familja e tyre do të zhvendosej në Chicago.

Duke qenë se ai nuk e kishte diskutuar këtë gjë me partneren e tij, Kim udhëtoi direkt nga Los Angeles në Chicago për t’u konfrontuar me Kanye. “Çfarë do të bësh? Do të jetosh në Chicago dhe unë të jetoj në Kaliforni?”, – dëgjohet Kim teksa debaton me Kanye.

Në fakt duket se një pjesë e fajit është edhe e saj, sepse sipas Kris Jenner, Kim nuk i kushton fare vëmendje bashkëshortit të saj.

Pas shumë diskutimesh, dyshja e njohur vendosën të qëndronin në Kaliforni dhe të blinin një shtëpi në Chicago për t’u rikthyer atje herë pas here.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN