Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri të qartë se nuk do të lejojë ndërprerjen e punimeve për zgjatimet e Bulevardit të Ri.
Në lidhje me banorët e zonës që preken nga ky projekt, Veliaj u shpreh se Bashkia ofron strehim për banesat sociale.
“Sot ka nisur lizimi i brezit të parë të shtëpive, do të vazhdojmë kështu çdo ditë. Në Tiranë ne nuk do ta lejojmë asterizimin e shoqërisë. Kap një deputet budalla, gjej dhe nja dy media të politizuara dhe mbaj gjithë shoqërinë peng. I vajte ti lumit, apo të erdhi lumi ty? I vajte ti lumit.
Kush ka ndërtuar në shtrat të lumit, aty ku përfundon bulevardi, do marri banesë për banesë sociale. Janë shumë herë më të mira se ato që i merr lumi. Ama t’i marrësh lekët e shkollave, për dikë që e do kesh pse ka ndërtuar pa leje në breg të lumit”, u shpreh kryebashkiaku.
Këto deklarata kreu i Bashkisë i bëri nga shkolla më e re e muzikës në kryeqytet “Servete Maçi”, nga ku inspektoi punimet punimet e deritanishme, bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Kreu i bashkisë foli edhe për debatin që u krijua për shkak të ndërtimit të një shkolle në Universitetin Bujqësor, teksa ftoi qytetarët që të mbështesin standardin e ri.