MENU
klinika

Detaje

Bregu i Lumit/ Nis shembja e banesave, policia hedh gaz lotsjellës

09.04.2019 - 11:49

Vijojnë ende përplasjet mes banorëve dhe forcave të policisë tek Bregu i Lumit.

Policia ka nxjerrë banorët nga banesa me gaz lotsjellës.

Ulërima, britma, lot dhe përplasje kanë shoqërur sot gjatë gjithë ditës shemben e banesave në këtë zonë.

Gjatë përplasjes kanë mbetur të plagosur disa banorë, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kujtojmë që në mëngjes, disa persona të zonës së Bregut të Lumit janë shoqëruar nga policia.

Banorët protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre, në kuadër të projektit të Bashkisë për zgjatimin e Bulevardit të Ri.