09.04.2019 - 20:13
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Lezhës.
Një person ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike, teksa ishte duke peshuar në grykëderdhjen e lumit Drin.
Viktima është identifikuar si Bujar Caca, 60-vjeç, nga Kruja.
Ai ka qenë duke peshkuar me kallam, kur hasi në një përcjellës energjie.
Kjo gjë rezultoi fatale për të duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktima është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, për veprime të mëtejshme.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nuk kalon Vetting-un
KPK shkarkon kreun e Prokurorisë së Apelit Durrës
KPK e shkarkon