Presidenti Ilir Meta ka pritur mbrëmjen e sotme në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer.
Në një postim në facebook, Meta shkruan se zhvilloi me Palmer një takimi të hapur e miqësorë rreth situatës së vështirë poltike në vend.
“Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara. Interes i ndërsjelltë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve”, shkruan Meta.
Më herët gjatë ditës së sotme, Palmer zhvilloi takim edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha si dhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.