10.04.2019 - 13:27
Një autobus është djegur gjatë natës në Konispol.
Të dhënat e para tregojnë se autobusi është në pronësi të shtetasit Sh.H. dhe i është vënë zjarri në qendër të Konispolit.
Autobusi i djegur është i linjës Konispol – Sarandë – Konispol. Ngjarja është e qëllimshme, nga autorë ende të paidentifikuar.
Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie. Forcat policore dhe grupi hetimor i ngritur për rastin po përpiqen të zbardhin ngjarjen.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Historia frymëzuese e Klodit
“Aksidenti me biçikletë, më zbuloi defektin e përjetshëm të zemrës”
Ngjarja në Drizë