Rihapja e hetimeve për masakrën e Peshkëpisë, ku dy ushtarë nga një sulm i ekstremistëve të dyshuar grekë është mirëpritur nga familjarët dhe aktivistët e çështjes kombëtare.
Në 25 vjetorin e ngjarjes ata kërkuan që hetimit rinisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ti shkohet deri në fund.
25 vjet pas Masakrës së Peshkëpisë, rihapja e hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjuar shpresë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë brenda territorit shqiptar.
“Do forcojë më shumë besimin e të gjithë atyre që sot punojnë dhe kontribuojnë në institucionet shtetërore që kushdo që jep jetën në detyrë, shteti shqiptar nuk harron por i nderon”.
Dosja u rihap pak muaj më parë nga prokurori Eugen Beci, ndërsa familjarë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe shoqatave patriotike që kërkojnë që këtë herë ti shkohet deri në fund.
“Zbardhja e kësaj ngjarje është detyrim në emër të drejtësisë për kapitenin e ndjerë Fatmir Shehu dhe ushtarin Sefgjini, është detyrim që historia të mos përsëritet por të sjellë në fund të vërtetat”.
“Po nuk u vu drejtësia në vend nuk i shërben as marrëdhënieve tona të mira, që urojmë, me shtetin fqinj”.
Ishte data 10 prill i vitit 1994, ora 3 e mëngjesit kur një skuadër paraushtarake greke e Njohur “Fronti Për Çlirim e Vorio Epirit”- MAVI, e përbërë nga 7 persona, hynë në territorin shqiptar dhe shkaktuan atë njihet si masakra e Peshkëpisë.
Nga sulmi mbetën viktima ushtari Arsen Gjini dhe komandanti i repartit, kapiten i Parë Fatmir Shehu, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur.