11.04.2019 - 10:32
Teksa në orën 10:00 ka nisur seanca parlamentare, ku edhe janë betuar deputetët e rinj të Partisë Demokratike, jashtë parlamentit të rinjtë e FRPD-së kanë zgjedhur që të protestojnë.
Ata mbajnë në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme kundër qeverisë dhe Parlamentit.
“Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepat, mbushni arkat, të pabrekë ju gjetiu dreka, milionerë ju gjeti darka”, “Parlament i krimit”, janë disa nga pankarta5t e tyre.