MENU
klinika

Negociata me BE

Rama sulmon opozitën nga Kuvendi: Po u jep ushqim forcave…

11.04.2019 - 11:16

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama foli rreth procesit të çeljes së negociatave.

Ai tha se Shqipëria i plotësuar të gjitha detyrat për nisjen e dialogut me Bashkimin Europian.

Sipas Ramës në Shqipëri janë disa forca politike që janë rreshtuar për hapjen e negociatave.

Rama ka sulmuar opozitën duke thënë se po i japin ushqim vendeve që janë kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë.

Fjala e plotë:

“Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për në BE. Është shumë e rëndësishme për të gjithë që të kuptohet se çelja e negociatave është një vendim që merret nga Këshilli Europian, bazuar në rekomandimin e komisionit, por edhe si rezultat i dinamikave të brendshme në vendet anëtare.

Nëse raporti ndërtohet mbi kritere ekskluzivisht teknike, duke konfirmuar detyrat për çeljen e negociatave, vendimmarrja ne KE është rezultat i debatit të brendshëm, e ku subjektiviteti politik i vendeve ka rolin e vet, te ky subjektivitet duhet të jemi shumë të qartë që ndikimi ynë është relativ dhe në kushtet kur në Shqipëri ka forca që janë qartësisht të rreshtuara në funksion të integrimit dhe çeljes së negociatave, dhe kam parasysh të gjithë ata që janë të pranishëm në këtë Kuvend që përfaqësojnë atë pjesë dërrmuese të opinionit publik dhe shkojnë në vazhdën e një tradite .

Nga brenda vendit, u jepet forcave kundër zgjerimit e nuk e mirëpresin çeljen e negociatave një ushqim kundër interesave të këtij vendi, kjo është shumë e thjeshtë dhe lehtësisht e kuptueshme nga kushdo, nuk ka asnjë justifikim për eksportimin dhe nxitjen e konflikteve të brendshme në funksion të kësaj vendimmarrje dhe krijimit të aleancave me forca që janë kundër zgjerimit.

Nga pikëpamja e unitetit politik jemi sot më pas se ç’kemi qenë për vite e vite të tëra në të shkuarën, ku pavarësisht sherreve që e kanë shoqëruar zhvillimin demokratik të vendit, forcat politike kanë qenë gjithmonë në funksion të këtij objektivi të palëvizshëm”, theksoi Rama.