MENU
klinika

Vrasja për një karikues

Vrasja e Marvi Mihalit, jepet dënimi për 4 të rinjtë

11.04.2019 - 13:35

Gjykata e Tiranës dënoi me 55 vite burg 4 autorët e vrasjes së Marvi Mihalit, duke ndryshuar edhe kualifikimin e veprës penale, nga vrasje me paramendim, në vrasje me dashje.

Konkretisht, me 19 vite u dënua Dejvis Bitraj dhe nga 12 vite secili, Eugen Bitraj, Kridens e Marsel Alla.

Marvi Mihali u vra pas një përleshje mes të rinjve për një karikues më 31 korrik të 2017. Sipas hetimeve, Marvi Mihali u godit me thikë dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra pas një konflikti për një karikues telefoni mes një mikut të tij dhe Dejvi Bitrajt.

Ndërsa, Bitraj pretendon se e ka kryer vrasjen, për shkak se Mihali e ka fyer.

Familjarët e viktimës janë shprehur kundër këtyre vendimeve, ndërsa akuzojnë gjykatësit se kanë ndryshuar akuzën për të abuzuar me vendimin.

Gjatë procesit, familjarët e Marvit kërkuan dënimin me nga 35 vite burg për secilin, ndërsa vendimin e gjykatës e konsideruar të padrejtë, duke shtuar se do e kërkonin drejtësinë deri në fund.

Nuk kam kërkuar asgjë, vetëm drejtësinë. Kam thënë që do ta vendos me çdo kusht. Sot çunit tim i ka lëviz pllaka e mermerit sipër varrit. Sa të kem jetë, të gjithë ata që janë përlyer në këtë histori të ndyrë do marrin reston e vet. Unë nuk do ndaloj së kërkuari drejtësi.

Kjo është tallje. Ai e therri, ja nguli thikën nga lart dhe ai ndryshon kualifikimin e veprës penale, heq paramendimin, lë vetëm vrasje në bashkëpunim me dashje, që të abuzojnë me vendimin. Këta gjykatësa s’kanë frikë as nga vetingu asgjë. Nuk i bëhet von se vdiq djali im. Fatin tim të zi e provofshin gjykatësit.‘-tha e ëma e viktimës.

Mallkimi i djalit tim i ndjektë këta gjykatës, këta plehra.’-u shpreh i ati i Marvit.