Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora është larguar nga Kosova mbas vizites tre ditore.
Rita u shpreh se do të bëjë ç’të mundet për të ndihmuar të rinjtë e Kosovës.
“Jam e kënaqur që jam në Kosovë. Këtu jam prej dy ditësh dhe kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF. Dua të them se kam pasur shumë takime me të rinjtë në Kosovë. Jam habitur me resurset që ka rinia dhe ishin frymëzuese. Do të bëj çdo gjë që mundem që të ndihmoj rininë dhe kulturën. Jam e lumtur dhe krenare që jam nga ky vend. Me të vërtetë jam e lumtur që më është dhënë mundësia të ndihmoj të rinjtë e vendit tim“, është shprehur këngëtarja.
Por kënëgtarja gjithashtu ka treguar edhe destinacionin e rradhës.
“Shihemi së shpejti Dubai”, shkruan bashkangjitur fotos këngëtarja .
Mesa duket pas këtij misioni bamirës në Kosovë ajo do të vazhdoj turneun e saj “Phoenix”.