MENU
klinika

Kush e zëvendëson

Elbasan/ Shkarkohet drejtori i Policisë

11.04.2019 - 17:06

Drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato është larguar sot nga ky post.

Në vendin e tij është emëruar Arjan Muça. Sipas informacioneve, kjo lëvizje vjen në kuadër të rritjes së sigurisë në qytet.

I sapolarguari, Altin Qato ishte në krye të policisë së Elbasanit për dy vite.

Para se të komandohej drejtues në Policinë e Elbasanit, Qato mbante detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërkohë që ma parë ka qenë edhe Drejtor në Drejtorinë Kundër Krimit.

Ndërkohë drejtori i ri, Arjan Muça është një emër jo pak i njohur për publikun.

Ai ka qenë drejtuesi i njësisë operacionale gjatë arrestimit të Dritan Dajtit në 7 gusht 2009 në Durrës, teksa mbetën të vrarë katër policë.