MENU
klinika

Peshëngritje

Tjetër medalje për Shqipërinë/ Shoraj i treti me bronz

11.04.2019 - 20:34

Krenar Shoraj i ka siguruar një tjetër medalje Shqipërisë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes.

Në Batumi të Gjeorgjisë, shtangisti kuqezi u rendit i treti në stilin e shtytjes duke fituar medalje bronzi dhe i 6-ti në dygarësh për peshën 89 kg.

Shoraj e nisi miri stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses në provën e parë 155 kg, por nuk arriti të realizonte me sukses dy provat e tjera me 160 dhe 161 kg, duke u renditur i 8-ti në këtë stil.

Shqiptari e nisi shumë mirë garën edhe në stilin e shtytjes, duke kaluar me sukses provën e parë me 195 kg dhe i etur nga dëshira për të fituar medaljen e artë shtoi peshën në 200 kg, por dështoi.

Ai nuk pati forcën e duhur as në provën e tretë me 201 kg për të mbyllur me sukses garën. Në dygarësh e mbylli me 350 kg, duke zënë vendin e 6-të.

Ishte armeni Mkrtchyan me plot 371 kg, që fitoi medaljen e artë në dygarësh ndërsa atë të argjendtë gjeorgjiani Davidadze me 1 kg më pak.