11.04.2019 - 22:06
Kreu i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, ka folur lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas mesditën e së martës së 9-Prillit.
Brumbulli thotë se, shuma e grabitur nuk është aq sa përflitet në media rreth 10 milionë, por sipas deklaratës së tij në emisionin “Të Paekspozuarit”, është më pak se sa aq.
“Unë thashë që nuk janë vjedhur 10 milion euro, mund të jenë 5 deri në 6 milion euro, ka pasur edhe dollarë”,– deklaroi ai në emision.