Geri Kimoviç Kasparov lindi më 13 prill të vitit 1963 në Baku të Azerbajxhanit. Ai është një mjeshtër i shahut me famë botërore, ish-kampion botëror, shkrimtar, aktivist politik dhe një nga lojtarët më të mëdhenj të shahut.
Kasparov, në vitin 1985 kur ishte vetëm 22 vjeç, u bë Kampioni Botëror më i ri i Shahut. Ai mbajti zyrtarisht titullin botëror të FBSH (Federata Botërore e Shahut) deri në vitin 1993, kur një konflikt me FBSH e detyroi atë të krijojë një organizatë paralele, Shoqata e Shahut Profesionist.
Vazhdoi të mbajë titullin “klasik” Kampion Botëror i Shahut deri në vitin 2000 kur u mund nga Vladimir Kramnik. Njihet edhe si kampioni i parë botëror që humbet një ndeshje shahu kundër kompjuterit Deep Blue në vitin 1997.
Gjithashtu ai është renditur Kampion Botëror sipas ELO, pothuajse në mënyrë konstante nga viti 1986 deri në 2005 duke mbajtur vlerësimin më të lartë të të gjitha kohërave.
Kasparov u rendit lojtari numri një në botë për 255 muaj, deri tani koha më e gjatë e qëndrimit kampion.
Ai zyrtarizoi tërheqjen nga shaku profesionist më 10 mars 2005, për t’iu përkushtuar politikës dhe shkrimit. Formoi lëvizjen Fronti i Bashkuar Civil dhe u anëtarësua me ‘Rusia Tjetër’, koalicion që kundështon qeverisjen e Vladimir Putin. Hodhi kantidaturën për President i Rusisë në vitin 2008, por u tërhoq më pas.
Babai i tij, Kim Moisijeviç Ëeinstein, ishte hebre rus, dhe nëna e tij, Klara Gasparian, ishte armene.
Sipas Wikipedia, babai i tij vdiq nga leuçemia kur ai ishte shtatë vjeç. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare, Geri adoptoi mbiemrin armen të nënës së tij, Gasparian, duke e modifikuar atë në një version rus, Kasparov.
Kasparovi fitoi Kampionatin e të Rinjve sovjetikë në Tbilisi në 1976, duke marrë 7 pikë nga 9 të mundshme, në moshën 13-vjeçare. Ai e përsëriti fitoren një vit më pas, duke fituar me një rezultat prej 8½ pikë nga 9. Gjatë kësaj kohe ai kishte trajner Alexander Shakarov.
Në 1978, Kasparovi mori pjesë në turneun Sokolski në Minsk. Këtu zuri vendin e pare dhe u bë ‘Mjeshtër Shahu’. Kasparovi ka thënë vazhdimisht se kjo ngjarje ishte një pikë kthese në jetën e tij, dhe se kjo e bindi atë për të zgjedhur shahun si karrierën e tij.
“Unë do ta kujtoj turneun Përkujtimor Sokolski sa të jem gjallë“, shkroi ai.
Kasparovi u kualifikua për Kampionatin e Shahut Sovjetik në moshën 15-vjeçare në vitin 1978, lojtari më i ri që kishte luajtur ndonjëherë në atë nivel. Ai fitoi turneun e sistemit zviceran me 64 lojtarë në Daugavpils.Kasparovi u ngrit shpejt në renditjen e Federatës Botërore të Shahut. Duke filluar me një mbikqyrje nga ana e Federatës Ruse të Shahut, ai mori pjesë në një turne të mjeshtrave të mëdhenj në Banja Luka, Bosnje Herzegovinë, në vitin 1979.
Kasparovi fitoi këtë turne të klasit të lartë, duke dalë me një vlerësim prej 2595 pikësh, i mjaftueshëm për ta katapultuar atë në grupin më të lartë të lojtarëve të shahut. Ndërsa në vitin 1980, ai fitoi Kampionatin Botëror të Shahut për të Rinj në Dortmund të Gjermanisë.