MENU
klinika

Abraham Lincoln përkujtohet sot

“Burri dhe gruaja mund të ndahen, por vendi jo”

14.04.2019 - 13:00

Sot bëhen 154 vite nga vrasja e presidentit amerikan Abraham Lincoln. Ai u vra më 14 prill të vitit 1865. Lincoln vazhdon të mbetet dhe konsiderohet si një nga udhëheqësit më të dashur të Amerikës, legjitimiteti i të cilit vazhdon të frymëzojë presidentët amerikanë dhe udhëheqësit botërorë.

 

Për Abraham Linkoln, shkëputja nga Shtetet e Bashkuara ishte një refuzim i demokracisë.

Ai tha midis të tjerash se “Burri dhe gruaja mund të ndahen, por vendi jo.”

Mesazhi ishte i qartë. Njerëzit e kuptuan që vendin nga ndarja do ta shpëtonte vetëm lufta. Lufta civile filloi në 2 prill 1861 dhe zgjati 4 vjet. Gjatë kësaj kohe presidenti përballoi vështirësi të shumta edhe brenda kabinetit të tij, madje pësoi edhe fatkeqësi familjare.

 

 

Lincoln u vra në Uashington teksa po shikonte bashkë me të bashkëshorten në një shfaqje në kinemanë “Ford”.

Ndërsa vrasësi i tij, John Wilkes Booth largohej nga skena e krimit, zotin Linkoln e çuan në një shtëpi pranë kinemasë, ku ai ndëëroi jtë mëngjesin e së nesërmes.

Ai u vra pikërisht në momentet kur po e udhëhiqte vendin drejt daljes nga lufta civile, luftë gjatë të cilës u vranë mbi 620 mijë ushtarë amerikanë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i fortë që Rocky Balboa i dha djalit

‘Derisa të besosh te vetja, nuk ke për të pasur një jetë’

Kur përkthehej Enver Hoxha në takimin me Mao Ce Dun-in

” Arti i përkthimit gojor dhe Ankthet e përkthyesit”


Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!