MENU
klinika

E përdhunuan serbët

Gruaja rikthehet pas 20 vitesh dhe bën rrëfimin prekës

15.04.2019 - 10:56

Ajo është ndër të parat femra, e cila pranoi dhe rrëfeu publikisht dhunën seksuale të ushtruar ndaj saj nga forcat serbe në luftën e vitit 1999.

Vasfie Krasniqi ishte vetëm 16 vjeç kur ra pre përdhunimit, duke përjetuar tmerrin më të madh që mund të përjetojë një femër.

Ajo sot pas 20 vitesh ka mbledhur forcat dhe është kthyer në vendin e krimit.

Vasfija asnjëherë nuk ka ndaluar së kërkuari drejtësi dhe këtë e ka gjetur pas 20 vitesh.

Këtu mu shuan ëndrrat e fëmijërisë. Drejtësi kërkova prej vitit 1999 te UNMIK-u, më pas më 2010 te EULEX-i. Mua drejtësia më është
mohuar, por unë nuk do të ndalem do të vazhdoj të kërkoj drejtësi jo vetëm për vete edhe për të gratë e tjera.”

Vasfija ka një kërkesë për familjet e vikmave të dhunës seksuale të luftës.

“Iu kisha lutur familjarëve që të jenë më të hapur, në mënyrë që ata që janë të dhunuar të flasin lirshëm dhe ta kenë mbrojtjen e
familjes dhe të institucioneve.

Edhe familjarët e Vasfijes kërkojnë drejtësi, jo vetëm për rasn e saj, por për të gjitha femrat e dhunuara në Kosovë, një drejtësi të cilën nuk ka mundur ta gjejnë në
asnjë instucion.

Vëllai i saj Nafi Krasniqi shprehet:

Kemi ndoshta më shumë se 20 mijë gra e burra që kanë qenë të dhunuar gjatë luftës, andaj nuk duhet dhe nuk guxojmë t’i harrojmë.”

Më 16 tetor të vit 2018, Vasfije Krasniqi-Goodman, erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë kështu njëra ndër të mbijetuarat e para e cila pranoi që rrëfimin e saj për dhunën seksuale të kryer ndaj saj nga forcat paramilitare serbe në 1999.

Në 2018 ajo u dekorua nga presidenti Thaçi me medalje presidenciale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’