MENU
klinika

Pezullimi i Konit

Ministrja Shahini komandon rektorin e ri

15.04.2019 - 13:25

Dy ditë pasi vendosi pezullimin dhe i kërkoi presidentit shkarkimin e tij, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka komanduar sot rektorin e ri që do zërë vendin Mynyr Konit.

Në krye të Rektoratit në Universitetin e Tiranës është komanduar Benard Dosti.

Aktualisht Dosti është zëvendës rektor në Universitetin e Tiranës dhe do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.

Ndërkohë që presidenti Meta nuk ka marrë ende vendimin për shkarkimin e tij.

Në deklaratën e saj për mediat, ministrja Besa Sahini njoftoi se pezullimi i tij vjen për shkak se nuk ka reaguar pas kërkesave të studentëve,për plotësimin e tyre.