“Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë mund të inkurajojë zgjidhje edhe në çështjet tjera të hapura në Ballkan”, me këto fjalë përgjijet Johahnes Hahn i pyetur mbi vlerërn e Marrëveshjes së Prespës në një intervistë për “Washington post”.
Sipas shtypit maqedonas,Hahn i cili javën e kaluar ishte në Washington në bisedime me përfaqësues të qeverisë amerikane për Ballkanin Perëndimor, për Lindjen e Afërt dhe për Ukrainën, thotë se marrëveshja e Prespës është rezultat i mbështetjes së përbashkët të ShBA-ve dhe BE-së për zgjidhjen e kontestit disavjeçar mes Athinës dhe Shkupit.
“Mendoj se të dy palët janë të suksesshme. ShBA-të dhanë mbështetje të madhe për atë që sot ne e quajmë Maqedonia e Veriut”, theksoi Hahn.
Eurokomisioneri shpreson se mbyllja e kontestit të emrit do të jetë shembull edhe për zgjidhjen e konflikteve tjera në rajon, duke përfshirë këtu dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.