MENU
klinika

Shkaku, sëmundja e të atit

Nëna e Britney shqetëson fansat

17.04.2019 - 13:19

Nëna  e Britney Spears, Lynne, ka shqetësuar fansat pas një postimi të bërë në Instagram.

Ndërsa këngëtarja po kontrollohet në një qendër psikiatrike për problemet e shëndetit mendor, mesazhi i Lynne shkaktoi panik tek fansat e vajzës së saj.

Kur luftëtarët e Perëndisë ulen në gjunjë, beteja nuk mbaron. Ajo sapo ka filluar”-shkroi ajo.

Herën e fundit për shkak të sëmundjes së Jamie, babait te saj, këngëtarja përfundoi në spital psikiatrik.

Duket se situata për nënën e këngëtares nuk është aspak e lehtë, pasi ndikimi i gjendjes së familjarëve të saj ku i shtohet gjithashtu edhe kujdesi për fëmijët e së bijës e bën të vështirë këtë periudhë.

Fansat urojnë që gjithçka të kthehet si më parë për Britneyn dhe ajo të ndihet sërish e frymëzuar për të sjellë këngë të bukura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN