MENU
klinika

Deklarata

Kush është deputetja që propozoi rikthimin e vizave? Balla: Mike e Bashës

17.04.2019 - 14:45

“Argumentet e Holandës për rikthimin e vizave nuk qëndrojën”, kështu është shprehur deputeti socialist, Taulant Balla.

I ftuar në “News 24”, Balla tha se deputetja që propozoi idenë për rikthimin e vizave është Van Toorenburg, mike e kreut të opozitës Lulzim Basha.

Balla shtoi se ajo lobohet në mënyrë të vijueshme nga Basha, ndërsa theksoi se kriminaliteti i grupeve shqiptare është 20 herë më i vogël se ai i polakëve në Holandë.

Një denigrim i padrejtë i kombit shqiptar. Nuk qendrojnë asnjë nga argumetat që mund të lëshohen nga BE vendosja e vizave.

Nuk janë shqiptarët kombi më problematik në Holandë. Kriminaliteti i grupeve shqiptare është 20 herë më i vogël se ai i polakëve. Tani i bie që javën tjetër të kërkojnë përjashtimin e Polonisë nga BE. Vite më parë kërkuan largimin e Rumanisë nga BE për shkak të kriminalitetit nga rumunët në Holandë.

Ajo që e bën shqetësues gjithë këtë gjë është reagimi i turpshëm i forcave opozitare në rrugë. Në rastin që përmenda atë të Rumanisë ata e cilësuan idioteske. Të kthehem te palaçot e baltës dhe rrugës në Shqipërië, prirja e tyre për veprimet kriminale të shqiptarëve në Holandë. Zonja në fjalë lobohet në mënyrë të vijueshme të zotit Basha”, tha ndër të tjera Balla.