MENU
klinika

"Merreni me qetësi"

Reforma zgjedhore/ Balla: Ky është kushti i vetëm i PS

18.04.2019 - 12:07

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i ka paraqitur opozitës një kusht të panegociueshëm.

Balla theksoi se kushti i Partisë Socialiste lidhet me votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Ai gjithashtu përshëndetin krijimin e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, ndërsa tha se PS është e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht për realizmin e të gjitha reformave të kërkuara.

Merreni me qetësi dhe dashuri propozimin tim, rregullorja e kuvendit parashikon që 24 orë para seancës të fusë në rend dite, një vendim, që përmban angazhimin tonë për të punuar së bashku në një objektiv të përbashkët atë të reformës zgjedhore, që do përfshijë reformimin e sistemit zgjedhor, kam propozuar edhe që 28 nëntori që jetë afati i fundit.

Deri në fund të seancës keni kohë boll për të pritur, shqyrtuar e pranuar për gjithë propozimet që kanë ardhur, unë di që keni bërë punë konkrete, PS nuk ka kushte për reformën zgjedhore, miraton gjithë kërkesat e OSBE ODIHR se janë detyrimi i fazës së parë të reformës, për PS ka vetëm një kusht të vetëm, votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, janë 1/3 e shqiptarëve që u mohohet vota”, tha Balla.