MENU
klinika

Situata politike në vend

Holanda voton rikthimin e vizave/ Ambasadorja: Jo një vendim përfundimtar

18.04.2019 - 16:04

Pak ditë pas votimit në Kuvendin e Holandës për rikthimin e vizave për vendin tonë, reagon edhe ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasak.

Nga Korça, Vasak shprehet se vota në parlamentin Holandez nuk është një vendim përfundimtar, por do t’i nënshtrohet një procedurë të veçantë.

“Parlamenti është sovran dhe unë e them para një grupi prej 3 senatorësh dhe është një vendim i parlamentit hollandez. Duhet kuptuar përmbajtja dhe ku do përfundoje.

Parlamenti holandez merr vendimet dhe ka një procedurë të tërë por nuk jemi të sigurtë cili do të jetë vendimi i fundit.”-është shprehur ajo.

Ambasadorja ka komentuar edhe situatën politike në vend.

“Një diplomat nuk shprehet për problemet e brendshme të Shqipërisë. Nuk e dimë cili do të jetë kalendari i europës që siç e dinë të gjithë mund të shkasë. Në sajë të kësaj vizitë të nivelit të lartë ky delegacion kupton ndjeshmëri të ndryshme politike.”– tha ajo ndër të tjera nga Korça.