MENU
klinika

"Nuk ishte e lehtë..."

Olen Çezari për fëmijërinë e tij: Nuk ja uroj askujt!

19.04.2019 - 17:38

Violinisti shqiptar me famë botërore Olen Çesari ka  folur së fundmi për fëmijërinë e tij.

Oleni pohoi se ka qenë 3 vjeç kur ka nisur t’i bjerë violinës, ndërkohë me rritjen e tij u rritën edhe vështirësitë me të cilat i është dashur të përballet.

Unë kisha një jetë ushtarake në atë periudhë, nuk ia këshilloj asnjë fëmje atë lloj jete. Zgjohesha shumë herët në mëngjes dhe dilja, bëja gjysmë ore vrap dhe pastaj bëja një orë – një orë e gjysmë violinë e më pas shkoja në shkollë”, ka thënë Çesari.

Violinisti i njohur pritet që të performojë në Pallatin e Kongreseve më datën 23 dhe 24 prill së bashku me grupin e tij “International Clandestine Orchestra”.

Ndërkohë kujtojmë se violinisti i njohur shqiptar Olen Cezari surprizon me një performancë fantastike nga Statuja e Krishtit në Brazil. Nën tingujt magjepsës të violinës, artisti shqiptar shfaqet në krahun e statujës së famshme duke performuar “Ave Maria”. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Princi i vogël" që ngjit në skenë një aktore të madhe

“PRINCI I VOGËL” i Yllka Mujos