MENU
klinika

"Ia dole mbanë sërish..."/ Video

Michelle Obama krenohet me Beyonce

19.04.2019 - 11:48

Kaq krenare për vajzën time. Mbretëresha ia doli përsëri. Beyonce, faleminderit që gjithmonë jeton të vërtetën tënde”, shkruan ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkrah video-mesazhit që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Ky mesazh drejtuar Beyonces, vjen pasi këngëtarja publikoi dy ditë më parë albumin e saj me 40 këngë si dhe një film të quajtur “Homecoming”.

Ky film për jetën, sukseset e Beyonces dhe jo vetëm, është duke u  transmetuar aktualisht në platformën “Netflix”. Michelle i ka pëlqyer fakti që filmi është njëherësh diçka për të festuar dhe një thirrje për vepruar.

 

View this post on Instagram

 

So proud of my girl! The Queen has done it again. @Beyonce, thank you for always living your truth. #BeyonceHomecoming

A post shared by Michelle Obama (@michelleobama) on

Hej mbretëreshë! Ti ia dole mban sërish. Do të thosha që jam e surprizuar, por e di se kush je ti. E kam parë nga afër dhe personalisht. Më bën kaq krenare dhe të dua. Gjithashtu më pëlqen që filmi yt i ri në Netflix, ‘Homecoming’, na informon për liderët, mendimtarët dhe poetët me ngjyrë, që kanë hapur rrugën për njerëzit si ne. Më pëlqen që është njëherësh një gjë për t’u festuar dhe një thirrje për të vepruar.

Dhe më pëlqen që po e përdor këtë për të frymëzuar gjeneratën e re të krijuesve të historisë dhe të atyre që thyejnë rekordet, që do të udhëheqin botën në vitet e ardhshme. Pra për ju, miqtë e mi, thjesht dua të them: Vazhdoni të thoni të vërtetën. Sepse mund ta bëni në një mënyrë që askush tjetër nuk mundet”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pjesëmarrës Michelle dhe Barack Obama

Aretha Franklin, lamtumira në 31 gusht