MENU
klinika

Shkëmbimi me Icardin

Inter nxjerr në ankand fanellën e Dybalës

19.04.2019 - 22:38

Aksi Milano-Torino pritet të jetë një nga më të ‘nxehtët’ gjatë merkatos verore.

Mauro Icardi dhe Paulo Dybala janë çështjet më të përfolura respektivisht tek Interi dhe Juventusi.

Ndërkohë që mediat ziejnë nga thashethemet për projektimin e një shkëmbimi mes Mauro Icardit dhe Paulo Dybalës, tregtarët e fanellave e kanë çuar këtë proces një hap më tej.

Ditën e sotme pranë qendrës stërvitore të Interit, janë shitur fanella zikaltër me numrin 21 dhe emrin e Paulo Dybalës mbi shpatulla, duke e bërë fakt tashmë realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Problemet e Icardit me drejtuesit e Interit si dhe pakënaqësitë e Dybalas tek Juventusi u japin më shumë jetë këtyre zërave. Emri i Icardit me Juventusin u lidh edhe merkaton e shkuar por asgjë nuk u konkretizua.

Ndërkohë në Milano ka mbërritur Beppe Marotta me të cilin Dybala ruan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe mund të jetë pikërisht administratori i deleguar i Interit, çelësi që kjo marrëvesje të kryhet.

 Disa muaj më parë, i njëjti fenomen ndodhi edhe në Torino, ku dolën në shitje fanellat e Juventusit, me emrin e Mauro Icardit mbi shpinë.