MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 21 prill?

21.04.2019 - 07:48

753 pes – Romuli themelon Romën, sipas traditës, duke u bërë mbreti i parë romak. Historia e Romulit, vëllait të tij binjak Remi, dhe themelimi i Romës është një nga legjendat më të njohura në lidhje me qytetin e Përjetshëm, e cila tregon se si Perëndia Mars u bashkua me virgjëreshën Rea Silvia, bijë e një mbreti të rrëzuar. Nga ky bashkim lindën njëherësh Romuli dhe Remi; dhe mbreti dha urdhër që binjakët të hidhen në lumin Tiber. Kur shporta me dy foshnjet ngeci në shkurre pranë bregut një ulkonjë i gjeti dhe i ushqeu derisa bariu Faustulus i mori në shtëpinë e tij. Kur u rritën, Romuli dhe Remi mësojnë se ishin bijtë e Marsit dhe Reas, si dhe profecinë se ishin destinuar për të patur qytetin e tyre – këtu lindi rivaliteti; Romuli vret vëllanë dhe qytetit mori emrin e tij, Romë.

Por rreth krijimit të Romës ka edhe një tjetër legjendë: Në fund të luftës së Trojës qyteti u shkatërrua, burrat u vranë, gratë u bënë skllave, disa trojanë mundën të iknin, mes tyre princ Enea, djali i Perëndeshës Venus dhe njeriut Anshiu. Ndërsa Troja po digjej, Enea la qytetin, me të birin, Askan, dhe pasuesit e tyre.

Pas shumë aventurash e vështirësish, trojanët mbërrijnë në Laurentum në bregun perëndimor të Italisë, ku Enea martohet me Lavinian, bijën e mbretit të zonës, Latinus, dhe themelon qytetin, të cilin e quajti Lavinium, për nder të gruas së tij. Ndërsa Askani, bir i Eneas, vendosi të ndërtonte një qytet të ri, e quajti Alba (Longa) dhe malin afër, Alban – pranë do të ndërtohej Roma. Lind pyetja:

Kush është themeluesi i Romës – Romuli apo Enea? Kato, historian, filozof, në fillim të shekullit të dytë pes, pranon idenë e Eratosthenit se midis themelimit të Romës (shek. VIII pes) dhe rënies së Trojës (shek. XII pes) qëndrojnë 400 vjet – 16 breza – dhe ai kombinoi të dy historitë për të dalë me atë që është versioni i pranuar, ku Romuli s’mund të jetë nipi i Eneas, biri i Askanit, por te paktën të duket se është pasardhësi i largët i heroit trojan.

1506 – Masakra 3 ditore e Lisbonës merr fund – 1,900 persona të dyshuar si hebrenj u vranë nga të krishterët portugezë.

1910 – Samuel Clemens (Mark Twain), autor i romanit Huckleberry Finn, vdiq në moshën 74 vjeçare. Ashtu si i ati dhe vëllai para tij, Klemens ishte i pafat në biznes dhe shumë nga shkrimet e tij u nxitën kryesisht nga nevoja për të paguar borxhet që i shtoheshin nga investimet e këqija. Nga fundi i jetës, Mark Tuein kaloi një periudhë depresioni të thellë, që filloi në 1896 kur gjatë një turneu leksionesh në Angli, mori lajmin se vajza e tij Susy, kishte vdekur nga meningjiti. Vdekja e bashkëshortes në vitin 1904, dhe humbja e një vajze të dytë në vitin 1909, e hodhën atë në dëshpërim edhe më të thellë. Mark Tein kishte parashikuar një herë me humor se, kishte lindur në kohën kur në qiell ishte shfaqur kometa Halley, dhe se do të vdiste kur kjo kometë do të ri-shfaqej përsëri – Profeci u përmbush kur ai vdiq në shtëpinë e tij në Redding, Connecticut, në vitin 1910, kur Halley u shfaq përsëri.

UNITED STATES – CIRCA 1900: Mark Twain (Photo by Buyenlarge/Getty Images)

1918 – Piloti gjerman i njohur si “Baroni i Kuq” (Manfred von Richtofen), rrëzohet me aeroplan gjatë luftës së dytë botërore. Aeroplani i tij ishte i kuq dhe kryerja e rreth 80 sulmeve të suksesshme gjatë luftës e bënë atë hero, legjendë, dhe mjet propagande. Baroni i Kuq mbetet ndoshta piloti më i njohur luftarak i të gjitha kohërave. Ai ka qenë subjekt i shumë librave dhe filmave, siç është “Blue Max” (1966) me aktorët George Peppard, James Mason , Ursula Andress.

1967 – Svetlana Alliluyeva, vajza e Josef Stalinit strehohet politikisht në SHBA. E njohur më pas si Lana Peters, ajo ishte vajza e vetme e diktatorit sovjetik Josif Stalin dhe e Nadezhda Alliluyevës, gruaja e dytë e Stalinit. Në vitin 1984, Svetlana u kthye në Bashkimin Sovjetik, ku iu dha përsëri shtetësia sovjetike; më vonë u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj shkoi në Britani.

1989 – Protestat në Sheshin Tiananmen: Në Pekin, rreth 100.000 studentë mblidhen në Sheshin Tiananmen për të përkujtuar udhëheqësin reformator kinez Hu Yaobang. Mitingu u shndërrua në demonstratë për demokraci, e cila u shtyp me tanke.

1993 – Gjykata e Lartë në La Paz , Bolivi , dënon ish diktatorin Luis Garcia Meza me 30 vjet burgim për vrasje, vjedhje, mashtrim dhe shkelje të kushtetutës.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe