MENU
klinika

Deklarata

Mesha e Pashkëve në Lezhë, mesazhi i fortë i Ipeshkvit Vitale

21.04.2019 - 09:49

Besimtarët e Krishterë të Lezhës, ashtu si në të gjithë botën kanë nisur mbrëmjen e së shtunës festimet e Pashkëve.

Mesha e vigjiljes së kësaj feste u kremtua në katedralen e “Shën Nikollit” nga Ipeshkvi i dioqezës së Lezhës Ottavio Vitale.

Në fjalën e tij gjatë meshës, ipeshkvi Vitale tha se korrupsioni në Shqipëri është një problem mjaft i madh, ndaj vendi ndodhet në këtë situatë.

Problemi nuk është se nuk ka punë, por është se ata që sundojnë botën nuk ndihmojnë njerëzit, për të jetuar në mënyrë dinjitoze siç kanë bërë aposujt e Jezusit.

Njerëzit që janë të fuqishëm krijojnë probleme për të tjerët.

Jezusi na ka mësuar lehtësi dhe kërkon lehtësi prej të gjithëve“.

Pas meshës besimtarët e Krishterë janë drejtuar në shtëpitë e tyre me dritën e jetës dhe mesazhin Krishti u ringjall.