MENU
klinika

Arbëreshët festojnë Pashkët!

Prej 500 vitesh mrekullojnë italianët me kulturë shqiptare

21.04.2019 - 14:28

Pashkët edhe këtë vit janë festuar gjerësisht nga arbëreshët në Itali.

Sikurse duket edhe nga video e mëposhtme, ata festojnë duke ruajtur me fanatizën traditën shqiptare.

Arbëreshet jetojnë kryesisht në Siçili, ku edhe bashkëjetojnë me disa grupe etnike.

Arbëreshët, krahas riteve fetare, ruajnë edhe lidhje e forta të prejardhjes së tyre.

Prej më shumë se 500 vitesh në Itali, ata kanë ruajtur veshjet popullore si dhe kulturën.

Në Horën e Arbëreshëve po mbahen manifestime të ndryshme për të shënuar Pashkët.

Një regjistrim i kohëve të fundit tregon se ka rreth 800 veshje në Horën e Arbëreshëve, 500 prej të cilëve vishen për Pashkë.

Për të shënuar Pashkët, arbëreshët organizojnë parada pas të cilës jepet bekimi dhe shpërndahen vezët e kuqe.

Hora e Arbëreshëve ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin).

Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan.

Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëve është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

Bashkia përdor në dokumentet zyrtare gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe