Pesë persona kanë mbetur të bllokuar sot prej të paktën 3 orësh në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit.
Një nga personat e mbetur të bllokuar u shpreh se ai së bashku me miqtë e tij shkuan të kryenin ngjitje, por njëri nga ata ka ndrydhur kaviljen.
Personi që ndrydhi kaviljen është 42 vjeçari, Gazmend Bugalli.
“Po na mbaron bateria. Është e vështirë lëvizja me barrelë e të sëmurit.”, u shpreh në telefonatë, një nga anëtarët e grupit të mbetur të bllokuar.
Pas katër orësh i bllokuar në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit, 42 vjeçari, Gazmend Bugalli i cili kishte ndrydhur edhe kaviljen është nxjerrë me helikopter nga kanioni.
Mësohet se 42-vjeçari është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë