Për herë të parë në vitin 370 fillon ndërtimi i kështjellës së Bastijes qëllimi ishte për të mbrojtur Parisin nga sulmet angleze gjatë Luftës 100-vjeçare Angli – Francë. Por me kalimin e kohës, Bastija u bë sinonim burgu e torture nga mbreti ndaj nënshtetasve të vet.
Bastija u bë simbol i fuqishëm i republikës franceze gjatë gjithë shekullit të 19-të, dhe dita e rënies së saj, festohet prej vitit 1790. Napoleon Bonaparti, i cili përmbysi republikën e parë, u përpoq ta zvogëlojë vlerën e Bastijen si simbol çlirimi nga monarkia, dhe fillimisht konsideroi ndërtimin e Harkut të Triumfit për veten dhe Francën.
Çelësi i Kështjellës së Bastijes iu dhurua George Washingtonit në vitin 1790 nga francezi Lafayette, dhe ndodhet i ekspozuar në shtëpinë historike muze të Uashingtonit në Mount Vernon, Virxhinia.
1500 – Eksploruesi Pedro Alvarez Cabral zbulon Brazilin dhe e shpall atë territor të Portugalisë. Flota e tij prej 13 anijesh lundroi në Oqeanin Atlantik në perëndim, ndoshta qëllimisht, dhe zbarkoi në atë që Kabral mendoi se ishte ishull i madh. Pasi eksploroi bregun, e kuptoi se ndodhej në një kontinent – Kontinenti ishte Amerika e Jugut, dhe vendi që ai kishte zbritur u bë i njohur si Brazil. Pas kësaj Pedro Alvarez Kabral (1468 – 1520) u kthye në drejtim të lindjes për të rifilluar udhëtimin në Indi.
1724 – Lindi Immanuel Kant, në Konigsberg, Prusi ( prej vitit 1946 qyteti Kaliningrad, Rusi). Kanti – filozof gjerman – njihet për veprën e tij “Critique of Pure Reason”. Ai shihet si figurë qendrore e filozofisë moderne.
1945– Adolf Hitler, pasi mësoi nga njëri prej gjeneralëve të tij se gjermanet nuk po mbroheshin nga sulmi rus në Eberswalde, pranoi në bunkerin e tij nëntokësor se lufta ishte humbur dhe që e vetmja zgjidhje ishte vetëvrasja.
1970- Shpallet Dita e Tokës. Kjo e fundit është një ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për problemet ambientale te botës. Dita e Tokës është festuar për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 22 prill 1970.
Miliona amerikanë, duke përfshirë studentë nga mijëra kolegje dhe universitete, morën pjesë në protesta, marshime dhe programe edukimi. Dita e Tokës ishte një ide e Senatorit Gaylord Nelson të Wisconsin, një ambientalist i fortë i cili shpresonte të siguronte harmoni për lëvizjet ambientaliste dhe të rriste ndërgjegjësimin ekologjik.
“Objektivi ishte të bënim një manifestim gjithëkombëtar për mjedisin…,” tha Senatori Nelson, “dhe më në fund e përfshimë këtë çështje në programin politik kombëtar.”
Dita e Tokës rriti me të vërtetë ndërgjegjësimin për mjedisin në Amerikë dhe në korrik të po atij viti u themelua Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit nga një urdhër special ekzekutiv për të rregulluar dhe zbatuar legjislacionin e ndotjes kombëtare.
Dita e Tokës është festuar në ditë të ndryshme nga grupe të ndryshme në të gjithë botën. Kombet e Bashkuara e festojnë atë zyrtarisht në ekuinoksin pranveror, i cili zakonisht ndodh rreth datës 21 mars.
1994 – Vdiq ish-presidenti Richard M. Nikson – nga një goditje në tru – në moshën 81 vjeçare. Ai kujtohet si presidenti i vetëm amerikan që ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Nikson u tërhoq në vitin 1974, në mes të mandatit të tij të dytë, që të mos përballej me fajësim për përpjekjet për të mbuluar aktivitetet e paligjshme nga anëtarë të administratës në skandalin Watergate.