Shqipëria është zyrtarisht pjesëmarrëse në Festivalin e Filmit në Kanë në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër.
Është filmi “The Van”, bashkëprodhim shqiptaro-francez me regji të Erenik Beqirit, një film që i rezistoi përzgjedhjes midis mijërash, pastaj qindrash e deri ne listën e përmbledhur finale (short list).
Në këtë film intrepretojnë Arben Bajraktari, Afrim Muçaj dhe aktori francez 27 vjeçar, Phénix Brossard, i cili vetem në pak kohë numëron më shumë se njëzet role.
Ndërkohë regjisori, nisi të shkruante skenarë e të drejtonte shesh-xhirime që në kohën e studimeve, por tre filma, të gjithë të metrazhit të shkurtër:
“Alfonso”, “Bon Appetit” dhe “The Van”, dy të parët thuajse me vetë-financim.
Për “Bon Appetit” është nderuar me dy çmime në festivale, në vitet 2017 dhe 2018.