MENU
klinika

Zhvendosja në markatë

Tregtarët e Korçës në protestë, kërkojnë ulje tarifash

23.04.2019 - 10:26

Tregtarët e Korçës janë ngritur në protestë para Bashkisë.

Shkak për këtë protestë është bërë zhvendosja e tregtarëve në markatën e re.

Kjo sipas tyre është shumë shqetësuese sepse tarifat janë shumë të larta dhe të papërballueshme.

Më shumë se 70 tregtarë janë mbledhur para bashkisë, ku kanë protestuar për rreth 1 orë.

Një tjetër shqetësim që ngrenë tregtarët janë tregtarët ambulantë, të cilët sipas tyre po u prishin shumë punë.

Tarifa prej 100 mijë lekë të vjetra është shumë e lartë në lidhje me fitimin e tyre përpos kësaj tregtarët ankohen edhe për distancën e largët të markatës me qytetin gjë që ka çuar në humbjen e klientëve të tyre.

Gjithashtu një tjetër fakt që ka irrituar tregtarët është egzistenca e tregut të vjetër.

Ata i kanë kërkuar kryetarit të bashkisë heqjen e tyre dhe uljen e tarifës.

Ndërkohë pritet një takim mes tregtarëve dhe kryetarit të bashkisë e cila do të zhvillohet pa media.