MENU
klinika

Ish-gruaja i kërkon para

Nicolas Cage u martua i dehur dhe u mashtrua

23.04.2019 - 11:39

Nicolas Cage u martua me Erika Koike në muajin e kaluar në Las Vegas, mirëpo vetëm disa ditë më pas kërkoi shkurorëzimin me arsyetimin se ishte i dehur.

Ai kishte thënë se nuk mbante mend çfarë kishte bërë dhe se është mashtruar nga partnerja e tij, prandaj kërkoi që martesa të anulohej.

Mirëpo, martesa e paplanifikuar dhe shkurorëzimi i shpejtë, nuk do të kalojë aq lehtë për aktorin.

Në fakt, tashmë ish-gruaja e tij kërkon që Cage ta mbajë financiarisht, duke qenë se “për shkak të shkrimeve në media, ajo nuk po arrin të gjejë punë”.

Koike ka kërkuar nga gjykata që të mos e anulojë martesën, teksa ka thënë se ka qenë në lidhje njëvjeçare me aktorin para se të kurorëzoheshin.

Për më shumë, ajo ka kërkuar publikisht edhe nga ylli hollivudian që të pajtohen dhe të qëndrojnë bashkë. Mirëpo, ai thotë se ka qenë as i dehur saqë nuk ka qenë i vetëdijshëm as çfarë ka nënshkruar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çifti drekonte, pre e paparacëve

Nicolas Cage, martesë për herë të katërt