24.04.2019 - 12:27
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditë e sotme në Vlorë.
Një vajzë e vogël 11-vjeçare është dërguar e pajetë në spital nga familjarët.
Dyshimet e para janë se e mitura mund të ketë vrarë veten.
Vajza është gjetur në tualet nga i vëllai, ndërsa pranë saj ka pasur një litar të hollë.
E mitura është identifikuar me inicialet L.M., nga fshati Babice.
Ende nuk ka shumë detaje dhe mjekët janë të rezervuar në dhënien e përgjigjeve, ndërsa pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes së vogëlushes.