Një modele 23-vjeçare është kritikuar ashpër nga ndjekësit e saj në “Instagram”, për shkak se është në pritje të ëmbël dhe nuk i duket aspak barku i rrumbullakosur.
Madje mund të themi që një i tillë nuk egziston tek ajo.
Bëhet fjalë për Belle Lucia e cila ndiqet nga plot 1.3 milionë ndjekës në rrjetin social.
Modelja është në javën e 17 të shtatzënisë dhe vendosi t’u përgjigjej të gjithë atyre që e kanë quajtur anormale për faktin që ka bark fare të vogël, thuajse se të padukshëm për një shtatzani.
“Çdo femër e tregon ndryshe shtatzëninë e saj dhe nuk është aspak mirë që shani duke nisur nga format trupore, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një femër të shëndoshë apo për një femër elegante”, shkroi modelja angleze.