MENU
klinika

Drama tabu tej oqeanit...

“Engjëjt e Amerikës” do të zhvishen në Tiranë

24.04.2019 - 15:59

“Engjëjt e Amerikës” është drama në pritje, për t’u vënë në skenën “ArTurbina”, me regji nga Arben Kumbaro. Vepra e guximshme dhe provokative flet për tema gjithëpërfshirëse, për dashurinë, seksin, homoseksualitetin, fenë, politikën, për Zotin, për ata që janë disi ndryshe nga të tjerët dhe për vetë kuptimin e jetës.

 

 

“Engjëjt e Amerikës” është konsideruar tabu dhe deri diku e censuruar, në SHBA. Dy nga aktoret që do vënë në skenë veprën, Ina Gjonçi dhe Luli Bitri, të ftuara në emision televiziv, kanë zbuluar disa veçanti dhe detaje të shfaqjes së guximshme.

Luli Bitri: “Është e guximshme jo vetëm për aktorët, por edhe për regjisorin që po punon për ta vënë në skenë. Një realitet shqiptar që ka probleme edhe më të thella dhe më ekzistenciale sesa trajtimi i një shfaqjeje, që ka qenë tabu ndoshta edhe në SHBA. Ka një fjalor provokativ.

 

 

Unë jam një engjëll që vetëm pamjen e engjëllit nuk e kam. Jam një personazh fryt i imagjinatës së sëmurë, mendjes, shpirtit, zemrës së sëmurë të një djali, i cili, vuan nga SIDA, si dhe vuan nga humbja e dashurisë. Jam një personazh që përpëlitem dhe në këto përpëlitje midis jetës dhe vdekjes, në mungesë të dashurisë, krijon një engjëll si vjen si mesazher i krijuesit që vë në dyshim progresin përpara.”

Gazetarja: Pse është kaq provokuese vepra?

 

 

Ina Gjonçi:Unë mendoj se vepra është provokuese sepse në thelb flet për luftën e përbotshme, të njeriut me veten. Të gjitha personazhet janë vendosur përpara frikërave të tyre më të mëdha, nuk ka të bëjë vetëm me homoseksualitetin, apo me politikën. “Engjëjt e Amerikës”, sigurisht provokon, sepse ky imazh që i vjen këtij djali, i cili nuk është vetëm një i sëmurë, por edhe një profet që rrëfen atë që do të ndodhë një ditë, ky engjëll nuk është fryt i një fantazie krejt të sëmurë. Ky engjëll thotë të vërteta të mëdha. Rrallëherë, dashuria ka ardhur në teatër në të gjitha format.”

Ndërsa aktorja Bitri, zbuloi arsyen pse duhet ta ndiqni shfaqjen.

Luli Bitri: “Ejani në teatër nëse jeni gati të përballeni me një fjalor të guximshëm, me aktorë të guximshëm dhe me një tematikë që flet përtej jetës së përditshme.”

 

 

“Engjëjt e Amerikës” do të rikthejë në skenë e teatrit, pas kaq shumë kohësh, aktoren Luiza Xhuvani, në rolin e Hana Pit dhe Etel Rosenberg. Ngjarjet e dramës zhvillohen kryesisht në Nju Jork, në vitet ’90-të, koha e presidentit Regan. Kjo është koha kur ndodhi dhe ngjarja më e madhe e epokës sonë: rënia e murit të Berlinit. Shoqëria njerëzore u vu në kërkim të “armikut të ri”, duke e gjetur atë tek të ndryshmit e saj, nisur nga përkatësia racore, fetare, kulturore apo prirjet seksuale.

Genti Deçka, Laert Vasili, Luiza Xhuvani, Helidon Fino etj. do të interpretojnë një nga kryeveprat e dramaturgjisë bashkohore nga Tony Kushner. Fitues i “Tony Awards”, “Pulizer Prize”, e censuruar në Amerikë.

Shfaqja pritet të ngjitet në skenën e teatrit kombëtar “ArTurbina”, në datat 27 dhe 28 prill, për rreth dy orë e dhjetë minuta.Mos e humbisni!

 

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!