MENU
klinika

Arsyeja

Kukës/ Bashkia pezullon rikonstruksionin e spitalit

24.04.2019 - 17:55

Bashkia e Kukësit ka pezulluar punimet për rikonstruksionin e spitalit të qytetit.

Drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor shprehet se arsyeja e pezullimit është dëmtimi i tuneleve nëntokësore të spitalit gjatë punimeve për rikonstruksionin e tij.

 

Rrahman Dema thotë se Bashkia e Kukësit nuk ka qenë kundër rikonstruskionit, por kundër zgjerimit në pjesën e përparme të spitalit sepse preken hapësirat e gjelbërta dhe lulishtja.

Nga ana tjetër, Firma ndërtuese thotë se është duke zbatuar projektin e miratuar nga Agjensia e Zhvillimit të Territorit.

Sipas projektit për rikonstruskionin e spitalit të Kukësit parashikohet që të shtohet një godinë e re, në të cilën do jetë Shërbimi i Urgjencës, Salla e operacionit dhe Shërbimet e tjera mbështetëse.