Sa herë në ditë ju ndodh që të inatoseni? Inatoseni me fëmijët, me kolegët, me partnerin, me nënën apo me persona të tjerë.
Nëse edhe ju inatoseni shpesh, vjen një lajm i mirë, pasi një gjë e tillë i bën mirë shëndetit, nëse nuk teprohet.
Gjysmë ore në ditë, është limiti për tu inatosur për të përfituar, thotë një studim i Universitetit Autonom të Meksikës (UNAM).
Bazuar në këtë studim, inatosja dhe shfryrja e mërzisë për gjysmë ore në ditë, shkarkon stresin, përmirëson shëndetin e zemrës dhe atë të rrugëve të frymëmarrjes.
Kjo pasi duket se zemërata shkakton një impuls neurokimik, i cili është në gjendje që të stimulojë valët cerebrale. Kjo do të thotë se sa herë që ne inatosemi, shtohet frekuenca kardiake dhe ajo e frymëmarrjes, duke i përmirësuar të dyja.
Inati shkakton prodhimin e dopaminës dhe noradrenalinës, dy hormone shumë të shëndetshme për organizmin tonë.
E para stimulon trurin që të punojë më mirë dhe noradrenalina rrit frekuencën kardiake dhe opresionin e gjakut, shkruan noa.al. Por këshillohet që inati të mos zgjasë më shumë se kaq, pasi në të kundërt prodhon kortizolin, i cili njihet si hormoni i stresit që shkakton shtim peshe.