Ditën e sotme do të takohen në Pekin, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe ai rus Vladimir Putin.
Në lidhje me këtë takim portali serb “Alo”, shkruan se tema kryesore e diskutimit do të jetë Kosova dhe se të gjitha letrat janë në tavolinë.
Ndërkohë dhjetëra liderë të vendeve të ndryshme të botës kanë arritur në Pekin për të marrë pjesë në forumin “Brezi dhe Rruga” që ka filluar më 25 prill dhe do të mbahet më 27 prill.
Vuçiç këtë mëngjes ishte takuar me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi pas takimit me homologun e tij kinez, Shi Xhinping, se Pekini, ndryshe nga fuqitë e mëdha të Perëndimit, gjithmonë të trajton me respekt dhe nuk të vë nën trysni. Megjithatë palët duken ende larg kompromisit kur i ndajnë vetëm katër ditë nga samiti i rëndësishëm i Berlinit ku çështja e Kosovës do të trajtohet sërish.
Takimi i dy liderëve në pallatin presidencial i parapriu nisjes së forumit treditor ndërkombëtar “Një Brez, Një Rrugë”, ku shtetet pjesëmarrëse janë përkushtuar të forcojnë më tej partneritetin me palën kineze.