Pas përfundimit me shumë sukses të emisionit ‘Hell’s kitchen’, Renato tha se do të shfaqet shumë shpejt në një emision tjetër.
Me anë të një postimi në Instagram, shefi i kuzhinës lajmëron se në tetor do të nisë sezoni i dytë i këtij emisioni, ndërkohë që tregon se emisioni për fëmijë do të shtyhet për një moment të mëvonshëm.
Duket se Renato nuk do ta sjellë programin për fëmijë, pasi nuk e lejojnë angazhimet e sezonit të dytë të “Hell’s Kitchen”.
“Hell’s Kitchen Albania 2 Jeni gati? Kjo që po ndodh në studion më gjigande “Nova” të Top Channel, që për herë te parë hapet për Hell’s Kitchen, nuk ka ndodhur kurrë më parë në nje Reality Show gatimi.
Çdo gjë nga e para: një kuzhinë moderne dhe gjigande, shtëpia më luksoze që ka pasur një Reality Show gatimi deri më tani, pishina dhe kopshti ku do të relaksohen konkurrentët nga nervat e kuzhinës, stresi mes tyre si edhe shumë surpriza të tjera na presin këtë sezon. Bëhuni gati, unë nuk do të ndryshoj, Hell’s Kitchen po“, shkruan Renato.
“Dhe të dashur miq, përsa i përket emisionit të fëmijëve, nuk do të fillojë këtë kohë, ashtu siç ju kisha premtuar, për shkak të punës gjigande që po bëhet për Hell’s Kitchen, por do të fillojë në një moment më të vonshëm. Deri atëherë, ju përqafoj të gjithëve“, janë këto fjalët e shefit të kuzhinës më të komentuar deri më tani në familjen e Reality Show të gatimit në Shqipëri.