MENU
klinika

Konkurrimi

Marrëveshja me TIA-n/ Qeveria konsulencë me të huajt për monitorim

26.04.2019 - 15:53

Qeveria e Shqipërisë ka zhvilluar konsulencë për monitorim të marrëveshjes me TIA-n.

Për monitorimin, qeveria kërkon zyrë avokatie të huaj.

Qeveria ka autorizuar Avokaturën e Shtetit për konsulencën. Kontraktimi i zyrës së avokatisë së huaj do të bëhet përmes konkurrimit.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi. ASH do ngrejë komision për procedurën e përzgjedhjes së zyrave.

Komisioni iu ka bërë ftesë zyrtare zyrave më të njohura botërore për ofertën.

Kostot financiare për konsulencën do të jepen nga Buxheti i Shtetit. Kërkesa e qeverisë bëhet pas grabitjes në Rinas.