Del fotoja e rrallë e Getoar Selimit duke puthur në buzë Elvana Gjatën! Marinës dhe Ervin Matës nuk ka për t’i ardhur aspak mirë
Elvana Gjata është një këngëtaret mjaft e suksesshme në Shqipëri por edhe të komentuara gjatë kohëve të fundit. Prej pak kohësh këngëtarja po përpiqet që këtë sukses dhe ta shtrijë atë edhe jashtë kufijve.
Jeta private e këngëtares ka qenë gjithmonë në interes të madh për publikun, por ajo është përpjekur që gjithmonë të jetë diskrete e mos tregojë asgjë përveç muzikës që bën..
Por duke lënë mënjanë jetën e sotme të Elvanës e cila është e fejuar me Ervin Matën dhe duke u kthyer pas në kohë, rikujtojmë se Elvana ka qenë në një lidhje me Getoar Selimin.
Së fundmi kanë dalë disa foto të Elvanës në krahë të Getorit ku me siguri të dy këngëtarët s’do donin të qarkullonin kurrë pasi të dy kanë krijuar familje. Në një foto ata shihen duke u puthur në buzë dhe tek tjera janë të përqafuar e duart e Getoarit ndodhen shumë pranë gjoksit të saj.
Mund ta themi me bindje që këto foto kanë “xhindosur” partnerët e tyre të rinj, Marinën dhe Ervini. Fotografitë të cilat egzistojnë ende janë prova që e kaluara nuk mund të zhbëhet dhe as të fshihet.