MENU
klinika

Lëndimet "simbol nderi"

Çfarë i ndodhi Halle Berryt gjatë xhirimeve të “John Wick 3”

29.04.2019 - 12:29

Halle Berry rrëfen se diçka nuk shkoi mirë gjatë përgatitjeve për “John Wick 3” .

Halle Berry ka thyer tre brinjë gjatë përgatitjeve për xhirimet e filmit “John Wick: Chapter 3 – Parabellum”. Aktorja bëri aq shumë prova përpara se të xhironte skenat aktuale, saqë pësoi lëndime të rënda.

Berry e cila luan rolin e Sofias përkrah Keanu Reeves, duke folur për vështirësitë e xhirimeve, është shprehur: “Theva tre brinjë kur po përgatitesha për John Wick”.

Megjithëse kishte nevojë për kujdes mjekësor, Halle duket krenare për lëndimet që mori, pasi i përshkroi si “simbol nderi”.

Nuk e dimë sesi ndodhi. Punova disa kohë me brinjët e thyera derisa nuk munda më. Ishin orë e orë të tëra trajnimi për realizimin e skenave. Bënim stërvitje me armë, trajnimin e qenve a skena të tjera jo të lehta”, ka deklaruar 52-vjeçarja për “Extra”.

Kjo është hera e parë që Halle Berry do të luajë në serinë e filmave aksion për vrasësin John Wick që portretizohet nga Keanu Reeves.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktore që prej moshës dy vjeç

Ndahet nga jeta aktorja në moshën 16-vjeçare