Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në futbollin turk.
Mbrëmjen e së dielës një minibus që kishte në bord 7 lojtarë të skuadrës së Superligës turke Alanyas, ka pësuar një aksident tragjik në të cilin ka humbur jetën, futbollisti i kombëtares çeke Josef Sural.
Në minibus ishte edhe ish-sulmuesi i Newcastle United dhe përfaqësueses së Senegalit Papiss Cisse i cili bashkë me 5 lojtarët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Sural 28-vjeç, u transportua me urgjencë drejt spitalit më të afërt por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Alanya pozicionohet në vendin e 5-të të Superligës turke por duket se nuk ka një autobuz për t’u udhëtuar drejt transfertave.
Sipas asaj që ka thënë dhe presidenti i klubit, duket se aksidenti ka ardhur si pasojë e përgjumjes së shoferit.
Futbollistët po ktheheshin në Alania, pas transfertës që kishin ndaj Kayserispor me një minibus të marrë me qira. Një ngjarje e rëndë që futbollin e vendos në plan të dytë për momentin.
Josef Sural ishte transferuar te Antalyaspor vetëm në janar të këtij viti nga Sparta e Pargës por aventura e tij e parë jashtë Çekisë zgjati vetëm pak muaj dhe përfundoi në mënyrën më tragjike të mundshme.