Pasi këngëtarja e nohur shqiptare Elvana Gjata korri sukses të jashtëzakonshëm me këngën “Tavolina e Mërzisë” dhe më pas e pam të shfaqte talent edhe si aktore në “Dy gisht mjaltë”, pritet të sjellë proektin e radhës që gjithashtu pritet me entuziazëm nga fansat.
Këngëtarja nuk ka vonuar të zbuloj pak nga ajo që do të sjellë së shpejti për fansat, duke e shtuar akoma më tepër ankthin e pritjes.
Ditën e sotme Elvana na e ka treguar më së mirë se po lë pas të shkuarën e vështirë, ku i dashuri i saj Ervin Mata u përfshi në atentatin në ish-Bllok, me 1 të vrarë e 2 të plagosur dhe që u përfol gjatë duke lakuar shpesh herë emrin e këngëtares
Këngëtarja ka publikuar një foto të sajën në Instastory, ku shihet e kuruar deri në detaje, teksa mban disa syze të kuqe, të veçanta.
Ndërkohë me anë të kësaj fotoje Elvana ka paralajmëruar projektin e saj të radhës, pasi tregon edhe më tepër duke pohuar se për momentin është në xhirime.