MENU
klinika

Qëllimi kryesor është...

Komisioneri Hahn flet pas Samitit të Berlinit: Pres që…

30.04.2019 - 09:54

Pas Samitit të Berlinit ka ardhur reagimi i komisionerit evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.

Ai shprehet se pret që dialogu Kosovë-Serbi të zhbllokohet dhe që vendet anëtare të Bashkimit Europian ta mbështesin zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Përpara takimit, zyrtari i lartë e kishte bërë të qartë se qëllimi kryesor i tij ishte vazhdimi i dialogut.

Çështja e negociatave të anëtarësimit nuk ishte pjesë e agjendës së samitit, që në fokus kishte kërkimin e një zgjidhjeje për ngërçin mes Kosovës e Serbisë.

Mirëpo, Hahn tha dy ditë më parë, i cituar nga “Handelsblatt”, se ka besimin që në fund të majit, Komisioni Europian do të rekomandojë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij rekomandimi, do të bëhet mbi bazën e kritereve me të cilat janë pajtuar vendet anëtare, e vendimi më pas do të kalojë përmes tyre.

"S’plotësojmë orekset mediatike, duhet të ketë prova!"

“Pse nuk goditet Rama”, kreu i SPAK replikon me Alibeajn

Megaoperacioni i SPAK me 50 urdhër arreste

Arrestohet në Itali, Ilia Ndoka

“Nuk i kemi duart e lidhura për t’i hetuar, por…”

A përbën imuniteti i deputetëve pengesë për SPAK? Përgjigjet Altin Dumani