MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 1 maj?

01.05.2019 - 07:59

305 – Diokleciani dhe Maksimiliani tërhiqen nga postet e perandorit romak, duke ia lënë perandorinë Konstantius Chlorus – babai i Konstandinit të Madh dhe themelues i dinastisë Konstantiniane.

1544 – Trupat osmane marrin Hungarinë, jo pa ndihmën e trupave franceze – Franca shpërblehet me eksluzivitetin e lidhjeve tregtare e kulturore me Perandorinë Osmane.

1707 – Firmoset akti i bashkimit Angli – Skoci për të formuar Britaninë e Madhe.

1889 – Kongresi i Internacionales së dytë vendos që duke filluar nga viti 1890, 1 maji të shpallet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në përkujtim të protestave në Çikago më 1886.

1924 – Arvanitasi Pal Koundouriotis, admiral, bëhet president i Greqisë.

1925 – Qipro bëhet koloni britanike.

1929 – 19 veta vriten nga policia në Berlin gjatë demonstratave të 1 majit.

1931 – Në qytetin Nju Jork përurohet ndërtesa Empire State. Me 102 kate, ajo do të mbetej ndërtesa më e lartë në botë për 41 vitet e ardhshme.

1948 – Korea e Veriut shpallet Republikë Popullore Demokratike e Koresë.

1950 – Kina miraton ligje të reja martesore.

1956 – Një mjek në Japoni raporton për epideminë e një sëmundje të panjohur të sistemit qendror nervor, duke shënuar zbulimin e sëmundjes Minamata.

1959 – Gjermania Perëndimore fillon zbatimin e ligjit të punës 5 ditë në javë.

1960 – Rusia rrëzon aeroplanin spiun amerikan U – 2 të pilotit Francis Gary Power, ndërsa fluturonte mbi Sverdlovsk.

1961 – Fidel Kastro shpall se në Kubë nuk do të ketë më zgjedhje.

1977– 36 persona u vranë në sheshin Taksim, Stamboll, gjatë manifestimeve me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

2009 – Për herë të parë në 341 vjet, një grua emërohet poete laureat e Britanisë – Carol Ann Duffy, 53 vjeç.

Valentine, nga Carol Ann Duffy
(shqipërim)

Nuk është trëndafil i kuq apo zemër mëndafshi.

Të jap një qepë.
Është Hënë e mbështjellë me letër.
Premton dritë
Si zhveshja e kujdesshme e dashurisë.

Këtu.
Ajo të verbon me lot
Si dashnor.
Reflektimin tënd e bën
foto të turbullt pikëllimi.

Po përpiqem të jem e sinqertë.

Jo kartolinë apo kissogram.

Thjesht të jap qepë.
Puthja e saj e ashpër në buzët e tua,
E pandashme, besnike
Siç jemi,
për aq kohë sa jemi.

Merre,
Sythet e saj tkurren në unazë martese,
Nëse të pëlqen.

Vrasëse.
Era e saj do të ngjitet pas gishtave,
në thikën tënde.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe