Kush e qëlloi Admir Muratajn? Kjo është pyetja “100 mln dollarëshe” që ende nuk është zbuluar saktësisht.
Edhe pse kanë kaluar rreth 21 ditë nga vrasja e Admir Muratajt pas grabitjes në Rinas, sërish nuk është zbuluar kush e qëlloi këtë të fundit.
Pranë prokurorëve të çështjes ka mbërritur edhe akt-ekspertimi mjeko-ligjor i Muratajt, por që ende as ky akt ekspertimi nuk i ka shuar dilemat për vrasjen e tij.
Mësohet se autopsia tregon se Murataj është qëlluar me një armë kallashnikov në syrin e djathtë.
Kjo duket se e ka bërë të pamundur identifikimin e tij, duke pasur të nevojshme praninë e familjarëve për identifikim.
Ndërkohë ABC news raporton se janë verifikuar edhe dy numra celularësh, të cilët dyshohet se janë përdorur nga grabitësit.
Mësohet se numrat ishin blerë në tregun e zi, në emrin e dy personave me aftësi të kufizuara.